Liqeni Akullnajor i Gramozit (Gistova), një destinacion për turizmin e maleve

Liqeni Akullnajor i Gramozit (Gistova), një destinacion për turizmin e maleve
Liqeni Akullnajor Gistova, gjendet në lartësinë 2400m mbi nivelin e detit, në malin e Gramozit, pranë fshatit Stare, komuna Qendër e rrethit të Kolonjës.

Përfaqëson një liqen me origjinë akullnajore, me sipërfaqe rreth 0.4 ha dhe formë gati elipsi.

Gjatë vitit ka pak ndryshime të niveleve të tij.

Rreshjet e borës janë ushqimi kryesor i tij. Përreth ka bimësi natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto mjedise të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.

Vizitohet sipas intinerarit qyteti Ersekës- fshati Stare -liqeni i Gramozit.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: