Luiza Gega nuk ndalet, vendos rekord të ri kombëtar

Luiza Gega nuk ndalet, vendos rekord të ri kombëtar
Atletja Luiza Gega nuk ndalet në pistë dhe ka vendosur sot një tjetër rekord kombëtar. Ajo ka triumfuar në garën e 10 mijë metrave në aktivitetin e Kupës së Shqipërisë që po zhvillohet në Elbasan, duke dhënë kohën 33’31”, që është rekord i ri kombëtar në këtë distancë.

Ajo ka përmirësuar kohën e vendosur nga ish-atletja Anila Meksi, vendosur në vitin 1989.Një paraqitje e shkëlqyer e Luiza Gegës, që mban të gjitha rekordet kombëtare në garat e mesme dhe të gjata, duke u konfirmuar si një mbretëreshë e vërtetë e këtij sporti.

Gega e synonte rekordin në këtë distancë, për të cilën ishte stërvitur ditët e fundit dhe në fund arriti të triumfonte, duke bërë një garë fantastike në “Elbasan Arena”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: