Basha dhe 12 deputetë të PD-së procedohen penalisht lidhur me protestën e djeshme

Basha dhe 12 deputetë të PD-së procedohen penalisht lidhur me protestën e djeshme
Kryetari i Partisë Lulzim Basha dhe 12 deputetë të PD janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, ku u bllokuan rrugët për një orë.

Ata akuzohen nga policia për tubim të paligjshëm dhe bllokim të qarkullimit.

Policia e Tiranës njofton se: “Në orën 11:00, te sheshi “Shqiponja” dhe në rrugën “Teodor Keko”, kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Ndërkohë po punohet për identifikimin e pjesëmarrësve të tjerë në tubim. Nenet 262 e 293 të K.P. Nr. Unik”.

Materialet i janë referuar  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Tiranë për personat e mëposhtëm:

Lulëzim Basha

Arben Ristani

Oerd Bylykbashi

Gerti  Bogdani

Flamur  Noka

Eduart Halimi

Gent  Strazimiri

Asllan  Dogjani

Igli Cara

Kastriot Islami

Genc  Pollo

Keltis Kruja

Edi  Poloka.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: