Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen rëndë vëlla e motër

Makina del nga rruga në Bulqizë, plagosen rëndë vëlla e motër
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku makina me të cilën udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit J.D, 20 – vjeç dhe motra e tij, S.D 23 vjeçe. Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e tyre është e rëndë.

Drejtuesi i mjetit, banues në Bulqizë, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, vëlla e motër janë dëmtuar rëndë.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: