Makina i kalon përsipër, fëmija shpëton për mrekulli (Video)

Makina i kalon përsipër, fëmija shpëton për mrekulli (Video)
Një fëmijë thuajse 3 vjeç ka shpëtuar për mrekulli nga një aksident që mund të kishte qenë me pasoja fatale.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shfaqet fëmija që i del përpara një makine. Drejtuesi ishte duke folur në telefon dhe nuk e ka parë atë, teksa ka filluar lëvizjen me makinë.

Makina i ka kaluar sipër fëmijës, e kur duket se aksidenti ka një fund tragjik për të miturin ai shfaqet sërish i shtrirë në tokë duke qarë.

Pas këtij momenti pranë tij afrohet një person që e merr në krahë dhe kërkon ndihmë. Një mrekulli e vërtetë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: