Mallakastër, kapet 5 kg kanabis në një shtëpi

Mallakastër, kapet 5 kg kanabis në një shtëpi
Një 34-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar nga policia pasi u kap në banesën e tij me 5 kilogram kanabis sativa.

Policia njofton se: “Në pranga u vu Arsen Kapllanaj, 34 vjeç, pasi në banesën e tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.”

Materialet lidhur me këtë çështje  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: