Milot Rashica, Europa dhe Serie A gati të zbarkojnë në Vitesse

Milot Rashica, Europa dhe Serie A gati të zbarkojnë në Vitesse
I pari që e promovoi në Seria a ishte trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi: - “Milot Rashica është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ka kapacitete të mëdha dhe është shumë i përgatitur teknikisht. Duhet pasur në vëmendje, sepse ka një perspektivë të madhe.”

I dyti që paralajmëroi të ardhmen e tij të sigurt ishte ish-trajneri i Vitesse në Holandë, Rob Maas: “Është një fitues i lindur, që e di mirë sa vlen. E shoh në çdo ndeshje që ai luan, madje me kënaqësi.”

Milot Rashica ishte pjesë e kombëtares shqiptare, por nuk u grumbullua nga trajneri Gianni de Biasi gjatë finaleve të Euro 2016, dhe në shenjë pakënaqësie kaloi në radhët e përfaqësueses së Kosovës.

Gjithsesi, sipas faqes së specializuar të merkatos, “Tuttomercato.web”, Rashica shihet me admirim në Europë dhe sidomos në Seria A.

Dhe tani ekipet e mëdha të Seria A, Lazio e Napoli, kanë në fokus talentin e ri, i lindur në Kosovë dhe janë gati të zbarkojnë në Holandë, te Vitesse, ku ai luan.

I ditëlindjes ‘96, tek Vitesse ai zbarkoi në verë të vitit 2015 nga ekipi Vushtrria. Klubi holandez investoi 300 mijë euro për kartonin e tij. Ai luan me të djathtën natyrale, por përdor edhe të majtën. Është tipi i Callejon, tamam për Napolin, skuadra që po e monitoron së tepërmi. Rashica, edhe pse ka rinovuar deri më 2020, kjo nuk i pengon ekipet elitare të Seria A të investojnë për një talent të tillë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: