Në “provë”, Kombëtarja e së ardhmes nga Shqipëria

Në “provë”,  Kombëtarja e së ardhmes nga Shqipëria
Kombëtarja aktuale e trajnerit Gianni de Biasi, ka në gjirin e saj lojtarë që ose e kanë nisur karrierën e tyre jashtë vendit, ose janë larguar nga Shqipëria dhe luajnë me ekipe të huaja. Por një strategji e re duket se po ndiqet nga FSHF. Trajneri i kombëtares shqiptare U-19, Erjon Bogdani, publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar në kuadër të përgatitjeve që do të zhvillohen për kualifikueset e Kampionatit Europian,  U-19 2018, të cilat do të luhen në muajin tetor. Lista përbëhet kryesisht me futbollistë që aktivizohen në klubet shqiptare të cilët do të vëzhgohen nga afër dhe do të kenë mundësinë të bindin trajnerin se e meritojnë një vend në listën përfundimtare të të grumbulluarve për kualifikueset. Ekipi do të grumbullohet në Durrës, ku do të zhvillojë edhe dy miqësore. “Turneu i parë që u bë në Romë ishte prej 18 lojtarësh. Lista e sotshme është prej 21 lojtarësh shtesë, duke bërë gjithsej 39 lojtarë. Ka dhe një përzgjedhje prej 13-14 lojtarësh,”- theksoi Erjon Bogdani, i cili ka ndjekur shumë ndeshje të kampionatit shqiptar dhe vlerëson faktin se ka shumë futbollistë të rinj të talentuar, të cilët mund të veshin fanellën e ekipit kombëtar. “ Ka shumë lojtarë të mirë që deri tani janë paraqitur shumë mirë nëpër ekipet përkatëse. Kam parë shumë lojtarë, lojtarë që luajnë edhe në Itali, dhe disa madje janë dhe kapitenë të skuadrave më të rëndësishme italiane.” Në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Bogdani, bien sy emrat e shumë futbollistëve që luajnë në ekipet shqiptare, si nga Tirana, Vllaznia, Teuta, Flamurtari, Partizani e Skënderbeu.

Lista U-19 e kombëtares

Portierë:  Pano Qirko  (Flamurtari),  Arlis Shala (Teuta); Mbrojtës: Igli Doko (Panathinaikos), Kleto Gjura (Alesandria), Amer Duka (Akademia), Klisman Cake (Tirana), Enes Isufi (Vllaznia), Senad Hysenaj (Vllaznia), Franci Lala (Partizani); Mesfushorë:  Jon Mersinaj (Shkëndija e Tiranës), Sokol Ymeraj (Internacional), Dean Liço (Skënderbeu), Leonardo Nallbani (Nansi), Rimal Haxhiu (Partizani), Xhonatan Lajthia (Teuta), Elvi Berisha (Teuta), Dionis Cikani (Internacional), Dorian Zhuri( Tuluz); Sulmuesë: Ronaldo Zenuni (Tirana), Endi Pistolja (Teuta), Kejdi Balla (Akademia)

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: