Neymar: Barcelona mund të bëj një tjetër mrekulli kundër Juventus

Neymar: Barcelona mund të bëj një tjetër mrekulli kundër Juventus
Barcelona e humbi 4-0 ndeshjen e parë për një vend në çerekfinale me PSG, por fitoi 6-1 në takimin e kthimit dhe arriti kualifikimin. Pas humbjes 3-0 në Torino me Juventusin, për një vend në gjysmëfinale, katalanasit besojnë se mund të përsërisin të njëjtën mrekulli.

“Duhet të besojmë se mund të bëjmë një gjë të tillë,” – thotë Neymar. “Ne e dimë se përballë kemi një skuadër tjetër,  të ndryshme, por Barcelona është e njëjtë.”

Sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala, i cili shënoi dy herë në takimin e parë ndaj Barcelonës, u largua nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit që bardhezinjtë fituan 2-0 kundër Pescara. Ka shpresa që Dybala mund të rikuperohet dhe të jetë gati për ndeshjen e kthimit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: