Nisin negociatat për zgjidhjen e krizës politike, Fleckenstein e McAllister takim me Ramën-Metën

Nisin negociatat për zgjidhjen e krizës politike, Fleckenstein e McAllister takim me Ramën-Metën
Në kryesin e Kuvendit, aty ku do të zhvillohet edhe diskutimi për zgjidhjen e krizës politike ndërmjet dy eurodeputetëve, kreut të Kuvendit Meta dhe kryeministrit Rama,  në orën 15:00  mbërritën kryeministri Rama i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla.

Vetëm 2 minuta më vonë në Kryesinë e Kuvendit mbërriten edhe dy negociatorët e Bashkimit Europian Fleckenstein dhe  McAllister.

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister mbërrijnë në Tiranë, në përpjekje për të sjellë normalitetin politik në Tiranë.

Në orën 16:00  David McAllister  do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë e partisë demokratike. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: