Një vit pas vdekjes së Prince publikohet “Deliverance”

Një vit pas vdekjes së Prince publikohet “Deliverance”

 

 

Në 21 prill, një vit pas vdekjes së Prince, do të vijë një surprizë e madhe për fansat, një CD  e titulluar “Deliverance”.

Ajo do të përmbajë gjashtë këngë të kompozuara dhe prodhuara nga Prince dhe Ian Boxill në periudhën 2006-2008 dhe do të jenë në dispozicion në të gjitha platformat e mëdha të muzikës.

Për këtë dalje Boxill nuk ka kërkuar asnjë leje trashëgimtarëve të artistit, të cilët kanë vendosur të ngrejë një padi kundër inxhinierit të zërit.

Prince ka shkruar dhe prodhuar disa këngë me Ian Boxill, i cili si një inxhinier i zërit dhe producent e kishte mbështetur në disa punë të mëparshme. Në javët pas vdekjes së yllit, bashkëpunëtori i tij vendosi të vë dorën në këngë, duke i përfunduar.

Trashëgimtarët e Prince kanë kërkuar rikthimin e këngëve duke pretenduar se ka pasur një kontratë mes artistit dhe Boxill që këngët e tij do të duhet të mbeten pronë e Prince.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: