Operacioni "BBM", sekuestrohet heroinë e kanabis. Pesë persona në pranga (Video)

Operacioni "BBM", sekuestrohet heroinë e kanabis. Pesë persona në pranga (Video)
Një operacion antidrogë është zhvilluar sot (21 prill) në rrugën “Vangjush Furxhi”, në Tiranë.

Policia ka sekuestruar 1 kg e 24 gram heroinë dhe 2 kg e 160 gram kanabis çokollatë, ndërsa në pranga janë vënë pesë persona.

Gjatë operacioni të koduar “BBM” forcat e policisë kanë hasur në rezistencën e autorëve, duke detyruar uniformat blu të qëllojnë edhe në ajër.

Të arrestuarit janë:

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij. Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Droga u gjet në një minimarket-Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “mini market” në pronësi të shtetasit Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë

– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: