Orar vizitash “në burgun” e Big Brother

Orar vizitash “në burgun” e Big Brother
Në burgun ku vuajnë dënimin Damiano, Ervin dhe Olsi gjatë orarit të vizitave janë vizituar nga partneret e tyre,   Fiorentina, Armela dhe Sidrita.

Pas puthjeve dhe përqafimeve, vihet re se ndasia e madhe mes tyre vazhdon ende. Fiorentina pas Olsit takon Ervinin dhe shmang Damianon. Sidrita shkëmben puthje me Ervinin takon edhe Olsin e po ashtu shmang Damianon.

Armela ndoqi të njëjtin “parim” të dy vajzave. Ajo takoi vetëm Damianon dhe nuk i foli fare as Olsit dhe as Ervinit.

Damiano i thotë Armelës që të mos shqetësohet. Ai beson se nuk do të qëndrojnë shumë të veçuar.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: