Orët e negociatave, Basha takohet me Berishën në selinë e PD

Orët e negociatave, Basha takohet me Berishën në selinë e PD
Pas takimit me eurodeputeputetin David McAllister në Pallatin e Brigadave, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha rreth orës 21:05 të mbrëmjes i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ka zhvilluar një takim disa minutësh me të.

Takimet e zhvilluara gjatë mbrëmjes së sotme në Pallatin e Kongreseve midis përfaqësuesve të Parlamentit Evropian dhe tre liderëve kryesor politik në Shqipëri kanë përfunduar pa sukses.

Partia Demokratike nuk është tërhequr nga kërkesa e saj për qeveri teknike, gjë që mazhoranca e ka kundërshtuar dhe kjo ka bërë që palët të mos gjejnë kompromis për zgjidhjen e krizës politike.

Në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta u takuan me eurodeputetin Fleckenstein, ndërsa Basha zhvilloi takimin veçmas me zv/Presidentin e Partive Popullore Evropiane,  David McAllister. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: