Përplaset nga makina në Rrogozhinë, humb jetën fëmija 3 vjeç

Përplaset nga makina në Rrogozhinë, humb jetën fëmija 3 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë mbrëmjen e sotme.

Një fëmijë 3 vjeç është përplasur nga një makinë e për pasojë ka humbur jetën në vend.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, një 31 vjeçar me iniciale M.V.

Policia lidhur me ngjarjen njofton se: Në aksin rrugorë Peqin-Rrogozhinë,  shtetasi M. V., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen, ka aksidentuar shtetasin e mitur F. L., 3 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarje.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: