Po rikthehet plazhi i harruar i Gotullës në Adriatik

Po rikthehet plazhi i harruar i Gotullës në Adriatik
Shqipëria me vijën e saj bregdetare nga Velipoja dhe deri në Sarandë, konsiderohet një vend atraktiv që tërheq shumë turistë gjatë verës.

Por gjatë kësaj vije bregdetare ka plazhe të shumta, ta pashfrytëzuara.

Ka nisur të pastrohet për herë të parë pas 25 vitesh, plazhi i Gotullës në detin Adriatik.

Bashkia e Fushë-Krujës ka kontraktuar një firmë pastrimi  dhe prej tre ditësh ka nisur puna për sistemimin e këtij plazhi të harruar, por që konsiderohet një nga perlat e bregdetit tonë.

Dikur në Gotull shumë pushues gjenin aty një nga plazhet më atraktive dhe me një sipërfaqe të madhe. Por më pas ky plazh “u harrua” duke mos investuar asnjëherë në të.

Ndotja e ktheu këtë zonë në një vend gati të shkretë. Në stinën e kaluar të verës në këtë plazh mund të haseshin kafshë e ndonjë peshkatar. Por me pastrimin e plazhit të Gotullës dhe investimet e fundit, pritet që këtë verë edhe Gotulla të jetë gati për pushuesit vendas e të huaj.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: