Producenti i “Hangover” gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Producenti i “Hangover” gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Një menaxher dhe producent i suksesshëm nga Hollivudi, i njohur për rolin e tij në sjelljen e trilogjisë “The Hangover” dhe “We’re the Millers” në ekranet e kinemave botërore, ka vdekur.

Sipas Hollywood Reporter, JC Spink u gjet i vdekur të martën në shtëpinë e tij në Hollivud në moshën 45 vjeçare.

Spink ishte bashkë-themelues i Benderspink, kompanisë prodhuese dhe menaxhuese përgjegjëse për shumë filma gjatë dy dekadave të kaluara. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: