Pronari-hero shpëton qenin nga sulmi i tmerrshëm (Video)

Pronari-hero shpëton qenin nga sulmi i tmerrshëm (Video)
Një person ka shpëtuar qenin e tij Jack Russell nga sulmi i tmerrshëm i dy pit bull-ave. Në një video të publikuar, shfaqet John Brady që hidhet në mes të përleshjes së tyre për të mbrojtur Josh.

52-vjecari u kafshua nga qentë, por ia arriti të shpëtonte qenin e tij 6-vjecar. Në një moment, ai nxorri një thikë xhepi për t'i qëlluar ata që të mos merrte plagë të tjera.

Ndërhyrja e oficerëve të zonës bëri të mundur që përleshja të merrte fund dhe John të shpëtonte qenin e tij, ndërkohë që të dy ndodhen në spitalin e Kalifornisë duke marrë mjekimin e duhur.

Pronarja e pit bull-ave, e cila nuk është identifikuar duket në video duke u munduar që të kontrollojë qentë e saj. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: