Protesta e opozitës, Basha: Sot kemi shansin që krizën politike ta zgjidhim me dialog

Protesta e opozitës, Basha: Sot kemi shansin që krizën politike ta zgjidhim me dialog
Lulzim Basha gjatë fjalës së tij  nga çadra e protestës u shpreh se sot është shansi që kriza politike të zgjidhet me dialog.

Ai tha se përmes dialogut ose përmes përballjes populli do të fitojë gjithmonë.

Kreu i PD-së  Basha u shpreh i gatshëm për çdo kompromis politik, por nuk do të tërhiqet për fatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Basha gjatë fjalës së tij tha: “Sot kemi shansin ta zgjidhim me dialog. Basha nuk përfaqëson veten e tij as PD, por shkoj me vetëdijen e plotë se përfaqësoj interesat e bashkimit më të madh popullor. E kam shumë të thjeshtë të gjej gjuhën e kompromisit politik për gjithçka më takon mua dhe PD,  por nuk bëj asnjë dorëheqje për gjithçka u takon fateve të zgjedhjeve të lira. Zgjidhja që ofrojmë është zgjidhje e ndershme, nuk po i kërkojmë pushtet në tavolinë, nuk po i kërkojmë të shporret, edhe pse i takon, por i kërkojmë ti japë mundësi shqiptarëve të votojnë. Ti japim fund me dialog republikës së vjetër. Le ta kenë të qartë se ne jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar këtë betejë deri në fund. Fundi nuk do të jetë votim pa opozitën, fundi nuk do të jetë shpërndarja e popullit, fundi do të jetë fitorja e kauzës tonë të drejtë. Urojmë që sot arsyeja e shëndoshë të mbizotrojë edhe në mendjet e sëmura të atyre që duan të marrin peng zgjedhjet. T’i lutemi zotit edhe për kundërshtarët tanë. Të shprësojmë se rruga e dialogut të na çojë drejt një bashkimi kombëtar. Përmes dialogut ose përmes përballjes populli do të fitojë.”.

Kreu i PD-së gjatë fjalës së tij të mbajtur sot në çadrën e opozitës u ndal edhe në çështjen e kanabisit në Shqipëri, ku  i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj që të publikojë të gjithë procesverbalet e shkatërrimit të drogës.

Kreu i opozitës  Basha  në lidhje me këtë u shpreh: “Lere prokurorinë, leri mediat, opozitën dhe na trego procesverbalët e shkatërrimit të 2.5 mln rrënjëve të kanabist, të 10 mijë ton drogë. Tregoja shqiptarëve dhe të huajve, por nuk i tregon dot se droga nuk u shkatërruar por u magazinua nga kupola në magazinat e shtetit.  Ka 48 orë që i kemi thënë se në Ishëm ka ngecur në lluc motoskafi i Habiljve. Ku e ke policinë që të bën krenar, që e vure pas protestuesve paqësore, të kapësh skafin e habilajve?!”.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: