Ricky Martin protagonist në “American Crime Story”

Ricky Martin protagonist në “American Crime Story”

Seriali televiziv në SHBA nën siglën “American Horror Story” do të ketë një kast yjesh, për sezonin e tretë të “American Crime Story”.

Temë e serive të reja është vrasja e Gianni Versace. Ryan Murphy, ideator dhe regjisor ka thirrur në kast këngëtarin e famshëm Ricky Martin, që do të interpretojë në rolin e shokut të stilistit (Edgar Ramirez), në krah të Penelope Cruz, që do të jetë Donatella Versace dhe Darren Criss, në rolin e serial killer Andrew Cunanan.

Për Martin nuk është hera e parë në set. Me Murphy ka bashkëpunuar në “Glee”, ku interpretonte në 2012 mësuesin e spanjishtes të Will, në ekranin e madh këngëtari në të shkuarën kishte interpretuar në disa telenovela, mes viteve ’80 dhe ’90, mes të cilave “General Hospital”.

Versace u vra me dy të shtëna pistolete në 15 korrik 1997 në vilën e tij në Miami Beach dhe për vrasjen u akuzua dhe dënua Andrew Cunanan.

Antonio d’Amico, mik i ngushtë i stilistit, prej 15 vitesh, nuk është i bindur se fajtori ishte Cunanan. Por çështja nuk u thellua asnjëherë me të vërtet, familja pranoi versionin zyrtar dhe rasti u mbyll shpejt.

/j.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: