"Rrjeta" kap tre policë bashkiakë, morën ryshfet për një tendë dielli

"Rrjeta" kap tre policë bashkiakë, morën ryshfet për një tendë dielli
Policia e Tiranës bën me dije se ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Rrjeta”, duke sjellë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Erjon Beca, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës grupi pranë Policisë Bashkiake Tiranë për kontrollin e territorit.

– B. M, 25 vjeçe, banuese në Tiranë me detyrë punonjëse patrullës së policisë Bashkiake Tiranë

-Astrit Breshani, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë patrull shërbimi në patrullën e Policisë Bashkiake Tiranë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 21.04.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Panorama” pranë ZVRPP, punonjësit e policisë bashkiake me automjetin e punës dyshohet ti kanë marrë shtetasit J,M një shumë prej 200 mijë lekësh të vjetra, për lejimin e një tende (rrjetë mbrojtëse dielli) në një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës”- njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: -4 kartmonedha, konkretisht 4 kartmonedha me prerje 5.000 lekë të reja -5 Telefona celularë të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim”. /e.a/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: