Rrogozhinë, gjendet i mbytur në një kanal i moshuari

Rrogozhinë, gjendet i mbytur në një kanal i moshuari
Një 78-vjeçar është gjetur i mbytur në një kanal vaditës pasi më herët familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij.

Viktima, Nexhip Minga, është gjetur i mbytur më datë 20.04.2017, rreth orës 15:30, në fshatin Gosë, të Rrogozhinës.

Policia thotë se ky shtetas është larguar nga banesa ditën e djeshme duke qenë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore (sklerozë).

“Nuk vihen re shenja dhune dhe trupi i pajetë është dërguar në morg për kryerjen e autopsisë nga specialist të mjekësisë ligjore”, - thuhet në njoftimin e policisë. Policia është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: