Rusi, atentati në metro; arrestohet organizatori (Video)

Rusi, atentati në metro; arrestohet organizatori (Video)
Një person, i dyshuar se është organizatori i sulmit në metronë e Shën Petërsburgut, është arrestuar pranë Moskës. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni britanik CNN, që citon zyrtarë të sigurisë ruse.

Në sulm, humbën jetën 15 persona. Bëhet fjalë për personin e nëntë të ndaluar në Rusi për atentatin. Sipas shërbimeve të sigurisë ruse, Fsb, bëhet fjalë për Abror Azimov, 27 vjeç, me origjinë nga Azia qendrore, i cili dyshohet të ketë stërvitur kamikazin kirikiz 22-vjeçar që kreu sulmin.

Azimov akuzohet se ka trajnuar Jalilov të përdorë bombën që pastaj shpërtheu në metro duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

Azimov ndodhet në gjendje arresti në qytetin Odinstsovo, në perëndim të kryeqytetit rus, ku është duke u marrë në pyetje nga hetuesit. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: