Sekuestrohen 102 kg kanabis, arrestohen 4 persona

Sekuestrohen 102 kg kanabis, arrestohen 4 persona
Një sasi prej 102 kg kanabis sativa është mundur të sekuestrohet nga forcat e Policisë së Tiranës, ndërsa janë arrestuar edhe 4 persona.

Bëhet fjalë për operacionin “Befasia” i cili ka vënë në pranga konkretisht personat: Arjan Mustafaj, 43 vjeç; Shpëtim Sinaj, 40 vjeç; Erjon Zenelaj, 33 vjeç; që të tre nga Mallakastra dhe Niko Dula, 41 vjeç nga Tepelena.

Nga kontrolli në automjetet e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thasë të zinj me lëndë narkotike, të fshehur poshtë disa thasëve të tjerë të bardhë.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: