Shkodër, agjesohen tre parcela me fidanë kanabisi dhe 300 bimë të thara

Shkodër, agjesohen tre parcela me fidanë kanabisi dhe 300 bimë të thara
Policia e Shkodrës ka asgjesuar  540 fidanë kanabis të mbjella në tre parcela si dhe  300 bimë të tjera narkotike në gjendje të tharë.

Finalizimi i operacionit të koduar “Limitless” ka çuar në pranga dy shtetas, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë. Blutë e qytetit verior sekustruan dhe një armë zjarri.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan, Alfred Marashi, 20 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”,  “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim dhe Leonard Alija, 19 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

Është shpallur në kërkim Gjon Marashi, 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë  Shkodër, “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen “Gag” të fshatit Gimaj, Njësia Administrative Shalë Shkodër, u konstatuan tre parcela të ndryshme ku ishin kultivuar 540 rrënjë fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Alfred Marashi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri model 56 me një krehër me 30 fishekë dhe 300 bimë në gjendje të tharë e dyshuar si Cannabis Sativa.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. A, 49 vjeç, banues në Abat, Njësia Administrative Bashkia Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Shalë për veprën penale “Moskallzim krimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /e.g/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: