Shpella e Trenit ose “Gryka e Ujkut” në Prespë, një destinacion për të mos u humbur

Shpella e Trenit ose “Gryka e Ujkut” në Prespë, një destinacion për të mos u humbur
Shpella e Trenit ndodhet  në rrethin e Devollit e njohur  edhe si “Gryka e Ujkut”, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s, ajo vazhdon të studiohet edhe në ditët e sotme për vlerat e saj historike dhe natyrore.

Përfaqëson një shpellë karstike.

Ka dy kate dhe gjatësi disa dhjetëra metra.

Ka qenë vendbanim prehistorik i njeriut të lashtë, nga neoliti i hershëm deri në epokën e hekurit.

Në brendësi, shpella është e gdhendur me piktura të mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu.

Brenda shpellës gjatë verës takohen koloni prej 2000-2500 lakuriqë nate por edhe specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristike e  shpellave të errëta.

Vizitohen sipas rrugës automobilistike Korçë – Bilisht – Tren – Liqeni i Prespës së Vogël.

/e.g/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: