Shpërthimi i “nënës” së të gjitha bombave në Afganistan (Video)

Shpërthimi i “nënës” së të gjitha bombave në Afganistan (Video)
SHBA-të kanë hedhur një bombë të fuqishme në provincën Achin të Afganistanit, bomba më e fuqishme e konsideruar si “nëna” e të gjitha bombave.

Të paktën 36 persona kanë gjetur vdekjen, por banorët thonë se numri është shumë më i lartë.

Bomba ka shkaktuar një tërmet të vërtetë pasi e gjithë provinca është lëkundur. Zyrtarët amerikanë thanë se në shënjestër ishin ekstremistët e Shtetit Islamik në zonë. Bomba peshon jo pak, por 10 mijë kg. Bomba GBU-43/B MOAB është bomba më e madhe konvencionale amerikane jo bërthamore.

Ajo është shpallur si arma më e fuqishme jo bërthamore e projektuar ndonjëherë. Megjithatë, Rusia ka testuar një bombë termobarike me nofkën ‘babai i të gjitha bombave”, duke pretenduar se është katër herë më e fuqishme se ajo amerikane. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: