Sllovakia ofron bursa studimi për shqiptarët

Sllovakia ofron bursa studimi për shqiptarët
Mundësi studimi në universitetet sllovake. Të gjithë ata persona, të cilët duan të studiojnë jashtë vendit kanë mundësi të ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare në nivelin  bachelor/master dhe doktoraturë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Republikës së Sllovakisë për vitin akademik 2017-2018 sipas programeve të studimit në pedagogji, kujdestari, shkenca pedagogjike; ekonomi dhe menaxhim; ekologji dhe shkenca mjedisore; arkitekturë dhe inxhinieri; inxhinieri ndërtimi, teknologji, manifakturë dhe komunikim; agrikulturë; pylltari dhe menaxhim uji. Kandidatët e interesuar për këto bursa studimi duhet të dërgojnë me postë deri më datë 26.04.2017 në Drejtorinë e Integrimit dhe Projekteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit kërkesën për studime, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë. Në kërkesë të jepet një adresë kontakti E-maili dhe numër telefoni. Po kështu, edhe vërtetimin e notave për dy vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të tretë të shkollës së mesme. Ky vërtetim duhet të jetë i firmosur nga Drejtoria Rajonale/Zyra Arsimore e rrethit përkatës dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, pasaportë, raport mjekësor dhe 4 fotografi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: