Sondazhi i "The Sun" injoron Ronaldon, Messi krahasohet me Pele e Maradona

Sondazhi i "The Sun" injoron Ronaldon, Messi krahasohet me Pele e Maradona
Lionel Messi e konfirmoi veten si lojtarin më të mirë të të gjithë kohërave me golin e jashtëzakonshëm që shënoi në fitoren 3-2 të Barcelonës.

Ai e shënoi golin fitores, në minutën e fundit të ndeshjes kundër Real Madrid, në atë që konsiderohet duel i shekullit mes rivalëve të përjetshëm, “El Clasico”.

Pas golit, 29-vjeçari hoqi fanellën dhe e drejtoi te cepi i fushës nga turma  e tifozëve të Real Madrid. Ky veprimi i kushtoi atij karton të verdhë, por sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Messi mund të krahasohet me Pele e Maradona, duke mos e futur fare në listë emrin e Cristiano Ronaldos.

Madje pas “Clasico, e përditshmja britanike ka hapur edhe një sondazh për tifozët, që të votojnë se cili është lojtari më i madh i të gjitha kohërave, duke përzgjedhur tre emra: Pele, Maradona dhe Messi.

Ka pasur vazhdimisht një diskutim për dy të parët, se cili prej tyre është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Emrave të tyre i shtohet tani edhe Messi.

Fitorja  e Real Madrid do t’i kishte dhënë fund garës në La Liga dhe do t’i kishte siguruar madrilenëve trofeun e parë në kampionat pas pesë vitesh.

Por falë gjeniut Leo Messi, i cili pas 2 golave në “El Clasico”, ka shkuar në kuotën e 500 golave me Barcelonën, në të gjitha kompeticionet. - “Mendoni që ka shënuar 500 gola dhe të shënosh në Bernabeu në minutën e 92-të të ndeshjes,” - theksoi trajneri Luis Enrique.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 1-1, teksa Messi barazoi shifrat. Rakitiç shënoi për Barcelonën në pjesën e dytë. Ramos u ndëshkua me të kuq në ’77, megjithatë Rodriguez në ’85 barazoi shifrat në 2-2. Emocionet vijuan në kohë shtesë, kur Lionel Messi realizoi golin e  tretë dhe të fitores për katalanasit.

Goli i Messi-t në fundin e ndeshjes ka ngjitur Barçën në vendin e parë të renditjes me 75 pikë. Po aq ka edhe Real Madrid, gjithsesi ekipi i Zidane ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

 

Real Madrid-Barcelona                                 2-3

Shënues: Casemiro ‘28, James ‘85 / Messi ‘33, ‘90+2, Rakitiç ‘73

Real Madrid (4-3-3): Navas, Carvajal, Ramos, Nacho, Marcelo, Casemiro (Kovacic ‘69), Kroos, Modric, Bale (Asensio ‘39), Ronaldo, Benzema (James ‘81). Trajner: Z. Zidane

Barcelona (4-2-3-1): ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Busquets, Rakitic, Iniesta, Messi, Suarez, Alcacer (Gomes ‘69). Trajner: L. Enrique

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: