Stadiumi i ri kombëtar, kërkesa e FSHF: Inaugurohet më 2019, me finalen e Superkupës së Europës

Stadiumi i ri kombëtar, kërkesa e FSHF: Inaugurohet më 2019, me finalen e Superkupës së Europës
Shqipëria pas ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar, synon ta inagurojë atë në gusht të vitit 2019, me finalen e Superkupës së Europës. Këtë finale e diskutojnë fituesit e Champions League dhe të Europa League, para fillimit të sezonit të ri futbollistik.  Real Madrid është fitues në fuqi i këtij trofeu.

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur fazën e saj voluminoze të aplikimit për të siguruar organizimin e finales së Superkupës së Europës të pas 2 viteve.

FSHF është kandidaturë potenciale në këtë garë me shumë vende të tjera, për të kërkuar OK e UEFA-s, si vend organizator për Superkupën Europiane, finale e vitit 2019, ku përkon edhe me përfundimin e punimeve në impiantin “Arena Kombëtare”.

Një grup pune brenda aparatit të FSHF-së, nën koordinimin e sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku kanë nisur fazën e aplikimit për të plotësuar të gjithë dokumentacionin e plotë që kërkon dosja e kandidaturës së Shqipërisë dhe që kalon nëpër disa etapa, duke kërkuar domosdoshmërisht edhe çertifikimet e institucioneve të shtetit si Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Bashkia e Tiranës, etj.

Deri në fund të majit do të plotësohet gjithçka kërkohet për t’u kaluar më pas në Komisionin e posaçëm të UEFA-s, në datë 6 qershor, i cili bën edhe të gjithë verifikimin e pikave të kërkuara. Vendimi për finalen e Superkupës europiane do të merret në shtator të këtij viti.

 

Ja edhe kandidatët që duan finalen e Superkupës

Shqipëri                     Tirana                     “National Arena”

Francë                       Toulouse                “Stadium de Toulouse”

Hungari                    Budapest                 “Flórián Albert stadion”

Izrael                         Haifa                       “Sammy Ofer Stadium”

Kazakistan               Astana                    “Astana Arena”

Irlanda e Veriut     Belfast                      “Ëindsor Park”

Poloni                      Gdansk                   “Arena Gdansk”

Poloni                      Varshav                                “Stadion Narodowy”

Ja etapat e vlerësimit të kandidaturave: 6 qershor 2017, vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga UEFA; Shtator 2017,  vendimi final për vendin organizator.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: