Starton udhëtimi turistik i lumenjve të Ballkanit

Starton udhëtimi turistik i lumenjve të Ballkanit
Udhëtimi Turistik i Lumenjve të Ballkanit starton edhe këtë vit.

Qëllimi i këtij aktiviteti  është  të sensibilizoj opinionin publik në  mbrojtje  dhe promovimin turistik të lumenjve dhe të rrjedhës së lirë të ujërave, të tregojë  potencialin e turizmit dhe rëndësinë biologjike të këtyre lumenjve dhe ekosistemeve.

Këtë vit do të ketë një  qasje  ndryshe të këtij aktiviteti.

Në vend të lundrimit të sa më shumë lumenjve në zonën e Ballkanit, aktiviteti  do të përqëndrohet  në lundrimin dhe peshkimin e dy lumenjve nga burimi i tyre deri në derdhjen në det. Do të jetë  lumi Soça në Slloveni dhe Itali si dhe  Moraça në Itali.

Ekspedita ka nisur me lumin Soça dhe po vazhdon me  Alpet  Dinarike (6 Prill – 23 Prill),për tu mbyllur me Lumin Moraça, pas tij  Liqeni i Shkodrës dhe përfundon  me  Lumi Bojana më  1 Maj.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: