Ta marrësh apo jo ashensorin?! (Video)

Ta marrësh apo jo ashensorin?! (Video)
Hipja, qëndrimi apo zbritja nga ashensori gjithnjë ka krijuar frikë dhe ankth te njerëz të ndryshëm, qofte edhe në incidente tragjike.

Një video e një peroni, i cili ka dashur të marrë ashensorin, është kthyer në virale në internet.

Video e tmerrshme, tregon personin i cili po priste të hipte në ashensor, por gjithçka shkoi keq.

Ai ishte duke parë telefonin në momentin kur do hipte dhe nuk e kishte mendjen se çpo ndodhte.

Dyert e ashensorit ishin hapur kur ashensori filloi të ngjitej. Ai tentoi të hipte dhe u përplas në dyshemenë e ashensorit që nisi të lëvizte.

Fatmirësisht ai mundi të largohej nga ashensori duke rënë në dyshemenë e katit ku ndodhej. Për më tepër ata që panë videon morën dhe një mësim, mos të shikojë kurrë telefonin kur duan të hipin në ashensor. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: