Të premten derbi Tirana-Partizani (kalendari i ndeshjeve të javës)

Të premten derbi Tirana-Partizani (kalendari i ndeshjeve të javës)
Sot në FSHF është përcaktuar kalendari i ndeshjeve të javës së 31-të në Kategorinë Superiore si dhe kalendari i ndeshjeve në dy grupet e Kategorisë së Parë.

 

Kjo javë në Kategorinë Superiore do të hapet me derbin e madh të kryeqytetit, Tirana-Partizani. Derbi do të luhet më 28 prill, ora 19:00, në “Selman Stërmasi”. Një ditë më pas do të luhet dy ndeshjet e tjera, Vllaznia-Korabi dhe Kukësi-Laçi, në të njëjtin orar, 16:00.

Të djelën Skënderbeu luan në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, ora 16:00 dhe Teuta udhëton në Vlorë, kur do të ndeshet me Flamurtarin, ora 19:00, ndeshje që do të mbyllë edhe javën e 31-të në Kategorinë Superiore.

Kampionati kryesohet pas 30 javëve të para nga Kukësi dhe Partizani, me nga 62 pikë. Në vend të tretë është Skënderbeu, me 59 pikë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: