Të rigjesh magjinë e momentit

Të rigjesh magjinë e momentit
 

nga Juela Meçani

Nuk e di a ju ka ndodhur në këto ditë pranvere. Por nuk ja vë fajin pranverës jo. Është një nevojë e ethshme që ta kesh momentin më të bukur, të shkëpusësh qoftë edhe një copëz rrugë nga vrapi i ditës e ta vendosësh veten pak si në ajër, nëse mundesh.

Pika është gjithmonë kjo, të rigjesh magjinë e një momenti të vetëm, atëherë kur e rrit shpejtësinë në maksimum dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Të jesh në mes të metropolit të zhurmshëm e të imagjinosh sikur po zgjat duart e po përqafon ujin, të notosh në mendime me “stil të lirë” e me ritëm të rregullt. Xhamat e fasadat nën diell të shkëlqejnë me një dritë blu.

Ndalem pak, marr frymë. Shpesh, ne përpiqemi të bindim veten se jeta jonë do të jetë më mirë më pas ... pas përfundimit të garës, pas gjetjes së punës, pasi u dashuruam, pasi u martuam, pasi ka një fëmijë dhe pastaj pas tjetrit.  Pastaj ne jemi të frustruar për shkak se fëmijët tanë janë të vegjël dhe ne mendojmë se do të jemi të lumtur kur të rriten, atëherë ne dëshpërohemi se ata janë adoleshentë, problematikë dhe të vështirë për ti trajtuar. Pra ne mendojmë se ne do të jemi të lumtur kur ata largohen nga kjo fazë dhe kur ata të largohen nga shtëpia. Ose mendojmë se jeta jonë është e plotë kur kemi një makinë të mirë, kur ne mund të shkojmë me pushime në një vend përrallor, kur kemi rritje page. Gjithmonë ose një arsye ose një tjetër, na shtyn të mendojmë se edhe lumturia do të vijë, por shpesh duke shmangur momentin, lumturia na largohet përpara syve. E vërteta është se nuk ka kohë më të mirë për të qenë të lumtur se tani. Nëse jo tani, atëherë kur?  Jeta gjithmonë do të jetë arenë e sfidave. Më e mirë është ta pranosh këtë dhe të vendosësh për të qenë të lumtur tani, gjithsesi, me të gjitha pasojat, për të të marrë kohë dhe për të gjetur magjinë e momentit. Nuk duhet të ketë “më pas, apo “një rrugë drejt lumturisë”. Lumturia është mënyra dhe është tani!  Çdo moment që jetoni, që gëzoni, është një thesar gjithnjë e më shumë, ndoshta është të dëgjosh muzikë apo të shikosh një peizazh, por rëndësi ka të ndaleni në një moment për veten. Lumturia është momenti. Momenti është lumturia juaj! Pra, të ndalur duke pritur deri sa të përfundojë universiteti, derisa të gjej dashurinë, derisa të gjejë punën që dua, deri sa të martohem, derisa të kem fëmijë, deri sa të largohem nga shtëpia, deri sa të divorcohem, deri sa të humb ato dhjetë kg, deri në natën e së premtes ose deri të dielën në mëngjes; deri në pranverë, verë, vjeshtë apo dimër, ose deri sa ju të vdisni, për të vendosur se nuk ka kohë më të mirë se vetëm kjo për të qenë të lumtur. Të gjitha këto nuk mi solli pranvera, mi sollën në kokë njerëz të rinj që ikin përditë nga kjo botë, nga stresi, nga dhimbja, nga palumturia. E kanë lënë gjurmë, kanë kryer një mision, por a e kanë gjetur lumturinë? Të punosh sikur nuk ke nevojë për të holla,të dashurosh sikur kurrë nuk ke qenë i lënduar,të shikosh dashurinë sikur ka një fytyrë që kurrë nuk e ke parë, të kapësh kohën sepse koha dhe jeta po shkon. Mos harroni se koha nuk pret askënd por për të shijuar momentin ne kemi të gjithë kohën në botë. Psikiatri i famshëm skocez Ronald Laing, ka shkruar një libër interesant me titull "Politika e përvojës", ku thotë se shumica e njerëzve (sidomos në perëndim) kanë humbur kontaktin me botën e vërtetë, sepse shumicën e kohës janë duke kujtuar gjëra nga e kaluara (pothuajse gjithmonë negative) dhe pastaj duke imagjinuar gjëra (pothuajse gjithmonë joreale dhe që nuk do të ndodhin) në të ardhmen e kaluar. Ai shprehet: "Ne jetojmë në një moment të historisë, ku ndryshimi është në mënyrë të shpejtë saqë ne fillojmë të shohim të tashmen vetëm kur ajo është tashmë duke u zhdukur."

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: