Tekas, zv.sherifi vret një automobilist të paarmatosur (Video)

Tekas, zv.sherifi vret një automobilist të paarmatosur (Video)
Skandal i ri i policisë amerikane pas publikimit të një videoje ku shihet drejtuesi i një makine i paarmatosur që vritet nga zv.sherifi.

Episodi ndodhi në Harker Height, Teksas, në gusht 2016. Lyle P. Blanchard, 59 vjeç, një ish-veteran, duke zbritur nga makina fut njërën dorë në xhep. Më herët ai ishte ndjekur nga sherifi me makinë, pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar.

Gjesti interpretohet si një tentativë agresioni: polici, Shane Geers, nuk ka dyshime dhe qëllon. Agjenti është çliruar nga çdo akuzë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: