Temperaturat e ulëta shkaktojnë dëme në pemëtari

Temperaturat e ulëta shkaktojnë dëme në pemëtari
I ftohti i prillit ka rezultuar fatal për perimtarinë. Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë dëmtuar  një pjesë të mirë të kulturave bujqësore. Fermerët e Korçës thonë se kanë pësuar dëme të konsiderueshme në kulturat e mollës dhe qershive, në masën 50 deri në 80 %. Ky fakt përkthehet në miliona lekë të humbuar. E njëjta situatë është edhe në rrethin e Dibrës ku fermerët kërkojnë financime nga shteti, pasi investimet e kryera kanë shkuar dëm.

Mësohet se Drejtoria e Bujqësisë së zonës si në Korçë ashtu edhe në Dibër do të nisë inspektimet e dëmeve. Më pas do të hartohet një raport për ta dorëzuar në ministrinë përkatëse, ku do të shikohet mundësia për kompensim. Problemi më i madh i  fermerëve është mungesa e tregut për shitjen e produkteve të tyre, ndaj dëmet e ngrica nuk bëjnë gjë tjetër veçse rëndojnë më tej pozitën e tyre duke i çuar ata drejt falimentit./s.i/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: