“The Afterlove”, kantautori britanik James Blunt me album të ri

“The Afterlove”, kantautori britanik James Blunt me album të ri
 

“The Afterlove” është albumi i ri i James Blunt me të cilin kantautori britanik kthehet tre vjet pas “Moonlanding” me një punë në të cilën bashkëpunon edhe një herë me Ryan Tedder (OneRepublic) dhe këtë herë edhe me Ed Sheeran.

“Ed më ka këshilluar të flas për jetën time, gjë për të cilën kam pasur vështirësi ta bëj, shpjegon James. Në një farë mënyre është si të më kenë rimësuar të shkruaj”.

Kantautori anglez kulmin e ka arritur në 2005, me albumin “Back To Bedlam” dhe mbi të gjitha me këngën “You’re Beautiful”. Kënga klasike e jetës. Por Blunt është shumë më shumë se “sa një hit i mirë”. Është një kantautor i fortë dhe me një kapacitet të madh për të shkruar .

“The Afterlove” është një album që e ripropozon për publikun duke vendosur disa elementë të rinj, si tek këngët “Love Me Better” dhe “Bartender”, ku ndihet shumë edhe dora e Tedder (bashkëpunëtorit të tij) është një shije që i përket pop-it bashkëkohor, i shoqëruar nga elektronika.

Por nuk mungojnë as baladat e tij klasike me atmosferë më akustike e intime. Blunt do të jetë në Itali në vjeshtë për tre data koncertesh në Romë , Firenze dhe Milano.

“Më parë do të shkoj në SHBA me Ed Sheeran, por kjo do të jetë vetëm një stërvitje. Të gjithë thonë se publiku italian është më i miri, sepse është i çmendur, i zhurmshëm dhe zbavitës. Mezi po pres”, tha Blunt.

 

/j.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: