Tiranë, arrestohen të kërkuarit për prodhim narkotikësh

Tiranë, arrestohen të kërkuarit për prodhim narkotikësh
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy prej tyre të shpallur në kërkim nga policia e Vlorës për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa personi i tretë u vu në pranga për përkrahje të autorëve.

Operacioni u zhvillua në zonën e Yzberishtit, ndërsa mes personave të arrestuar është edhe një 29-vjeçar, shtetas grek, por me banim në Sarandë.

Në pranga kanë rënë shtetasit Kaman Lumani, 28 vjeç,  banues në Përmet; Anastazios Extadakstilios, 29 vjeç, shtetas grek, banues në Sarandë; Mariglen Coha, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga shtetasi Mariglen  Coha i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”,  ishin strehuar këta dy shtetas.  Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një sasi rreth 1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, si dhe tre telefona celular. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: