Tiranë, Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen për koncesionin e bakrit

Tiranë, Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen për koncesionin e bakrit
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot marrëveshjen e dhënies me koncesion një kompanie private për shfrytëzimin e tre minierave të bakrit në Shqipëri, deri në vitin 2046.

Krahas tyre, kompania në fjalë ka me koncesion edhe fabrikën e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz dhe Mjedë.

Gjatë diskutimit deputetët u shprehën se ligji shqiptar parashikon që konçesionet të mos i kalojnë 35 vite, ndërkohë që marrëveshja e re me shoqërinë turke e zgjat periudhën e shfrytëzimit të burimeve te bakrit, deri në 42 vjet.

Raporti i komisionit të Ligjeve mbi tejkalimin e afateve do t’i shkojë komisionit të Ekonomisë, qe në cilësinë e strukturës përgjegjëse, do të vendosë përfundimisht mbi zgjatjen ose jo të koncesionit. /e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: