Tiranë, largohet nga detyra Ardian Çipa

Tiranë, largohet nga detyra Ardian Çipa
Drejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa është larguar nga detyra.

Largimi i është komunikuar zyrtarisht nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Çipa është transferuar në një tjetër post në radhët e Policisë së Shtetit, atë të sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Ende nuk dihet zyrtarisht motivi i kësaj lëvizjeje të drejtorit të  Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Ardian Çipa.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: