Tjetër gafë e Trump, Melania i tërheq vëmendjen (Video)

Tjetër gafë e Trump, Melania i tërheq vëmendjen (Video)
Që presidenti amerikan Donald Trump nuk është një njeri shumë i kujdesshëm sa i takon etikës, është një fakt që dihet tashmë. Por në disa raste, vëmendja për protokollin është një detyrim dhe kështu, herën e fundit që e ka “përmbajtur” në mënyrë shumë diskrete, ka qenë e shoqja, Melania. Por “sugjerimi” i filmuar në një video ka bërë xhiron e botës.

Melania Trump i ka dhënë një mësim të mirë etike bashkëshortit të saj, Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë ceremonisë tradicionale të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë për festën e Pashkëve.

Teksa nisi të luhej himni kombëtar, Melania dhe djali i saj Barron e vendosën dorën në zemër në formë nderimi, por nuk ndodhi e njëjta gjë me presidentin Donald Trump.

Në këto kushte, Zonja e Parë u detyrua t’i jepte një goditje të lehtë në krahun e majtë bashkëshortit të saj për t’i kujtuar se ç’duhet të bënte. Pamjet janë kapur nga mediat e të gjithë botës dhe janë transmetuar me mijëra herë. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: