Tregu Elektrik në Tiranë, aksidentohet për vdekje një 48-vjeçare

Tregu Elektrik në Tiranë, aksidentohet për vdekje një 48-vjeçare
Një grua 48-vjeçare me emrin Gjystina Shpani ka gjetur vdekjen nga një aksident fatal në Tiranë, në rrugën “Mihal Grameno”, në zonën e njohur si Tregu Elektrik.

Ajo nuk arriti dot t’i mbijetonte përplasjes së fortë, teksa forcat e Policisë Rrugore, ato “Shqiponja”, si dhe patrullat e përgjithshme janë vënë në ndjekje për gjetjen e mjetit dhe identifikimin e autorit të këtij aksidenti tragjik.

Ndërkaq, dëshmitarët okularë kanë bërë me dije se makina që shkaktoi aksidentin ishte e tipit “Audi A4” dhe është larguar me shpejtësi pas aksidentit.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: