Turisti pozon me kobrën, bën foto dhe pastaj vdes (Video)

Turisti pozon me kobrën, bën foto dhe pastaj vdes (Video)
Një turist indian pozon me një gjarpër kobra dhe pas fotos vdes i helmuar nga zvarraniku. Ndërsa i afrohet, gjarpri prek fytyrën e tij. Kontakti në pak sekonda ka mjaftuar që gjarpri ta pickojë.

Duket se burri e kupton sikur diçka nuk shkon: prek pjesën e  ballit dhe pyet të pranishmit se çfarë ndodhi.

Por të gjithë e injorojnë, përfshirë dhe personin që bënte “show” me gjarprin dhe që i ofroi të bënte foto.

Pas pak sekondash ndihet keq, por në vend që ta çojnë në spital, të pranishmit thërrasin një mjek lokal, duke humbur kohë të çmuar. Burri vdes për shkak të mungesës së frymëmarrjes dhe kardiake të shkaktuara nga helmimi i kobrës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: