Turizmi, të huajt që vijnë në Shqipëri duhet të bëjnë këto vaksina

Turizmi, të huajt që vijnë në Shqipëri duhet të bëjnë këto vaksina
Disa vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria, kërkojnë që turistët të cilët i zgjedhin ato si destinacione për pushime, të kenë bërë disa vaksina të veçanta.

Kjo konfirmohet nga “Daily Express”, e cila nuk e ka përjashtuar vendin tonë, mes atyre të botës lidhur me një fakt të tillë.

“Kërkohet vërtetim i vaksinimit të etheve të Verdha nëse je mbi 9 muajsh dhe vjen nga një zonë me rrezik të lartë të transmetimit të kësaj sëmundje dhe për udhëtarët që kanë kaluar tranzit më shumë se 12 orë në aeroportin e një vendi me rrezik të transmetimit të etheve të Verdha. Nëse dallohen shenja të saj, fëmijët nën 9 muajsh bëhen subjekt i izolimit apo mbikëqyrjes nëse vijnë nga një zonë e tillë”, citohet nga kjo media “NHS Fit for Travel” për rastin e Maltës, rregull ky që vlen edhe për Shqipërinë.

“Vërtetimi i vaksinimit të Etheve të Verdha të kërkuara nga udhëtarët mbi një vjeç që vijnë nga zona me rrezik të madh të transmetimit të etheve të Verdha”, thuhet më tej.

Gjithashtu, për pjesën më të madhe të vendeve, në krye të listës është vaksina kundër hepatitit A, e vlefshme kjo edhe për Shqipërinë.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: