Vajza tradhtare futet në kurth nga dy të dashurit e saj

Vajza tradhtare futet në kurth nga dy të dashurit e saj
Kur një burrë zbuloi se e dashura e tradhtonte me dikë tjetër, në vend që thjesht të ndahej prej saj, vendosi të hakmerrej.

Ai bashkëpunoi me të dashurin tjetër të të dashurës së tij tradhtare për ta turpëruar këtë të fundit.

Në një video që qarkullon online, djali shtiret sikur do ta propozojë për martesë të dashurën e tij ne vendin e saj të punës, që duket si një bar apo restorant ku ajo punonte si kameriere.

Vajza duket e emocionuar, por lumturia e saj zgjat fare pak pasi në të njëjtin vend shfaqet edhe i dashuri tjetër.

“Ti kishe dy djem të mrekullueshëm, por e shkatërrove vetë gjithçka”, i drejtohet i dashuri numër 2 vajzës, e cila e shokuar nga situata e pazakontë, largohet menjëherë me vrap. ./e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: