Vlorë, zhduken dy peshkatarë në grykëderdhjen e Vjosës

Vlorë, zhduken dy peshkatarë në grykëderdhjen e Vjosës
Dy peshkatarë dyshohet se janë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës, në Vlorë.

Mësohet se peshkatarët me iniciale L.D 32 vjeç dhe E.K 37 vjeç,  kishin dalë në det për peshkim, por kanë humbur kontaktet që prej ditës së djeshme.

Ndërkohë policia dhe grupet e shpëtimit po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe gjetjen e peshkatarëve të zhdukur.

/e.g/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: