Vlorë, zjarri në paraburgim pas konfliktit mes disa të dënuarve

Vlorë, zjarri në paraburgim pas konfliktit mes disa të dënuarve
Zjarri në paraburgimin e Vlorës ka rënë pas një konflikti mes disa të dënuarve me rekorde të theksuara kriminale. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sqaron se i është vënë flaka disa dyshekëve duke sjellë pështjellim të situatës.

“Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi I personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës. Menjëherë është bërë njoftimi I forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe I forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë”, sqaron Drejtoria e Burgjeve.

Ndërkohë ky institucion bën me dije se nga flakët një efektiv është asfiksuar.

“Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv I policisë së Burgjeve. Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar”. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: