Vrasja e dyfishtë në Durrës, Ervin Dalipaj u qëllua me 20 plumba

Vrasja e dyfishtë në Durrës, Ervin Dalipaj u qëllua me 20 plumba
Pas orë pas atentatit mafioz ku humbën jetën dy persona, mes tyre një ish-drejtues i policisë i shpallur në kërkim, kanë dalë detaje mbi vrasjen e tyre.

Burime të policisë bëjnë me dije se ndaj Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt është derdhur më shumë se një karikator automatiku.

Kështu, burime të gazetës brenda policisë thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur deri tani 50 gëzhoja.

Ndërsa sipas ekspertizës mjekoligjore, kanë qënë plot 20 plumba ato që kanë kapur trupin e Ervin Dalipajt, duke e lënë të vrarë në vend.

I pari që është qëlluar ka qenë Dalipaj, i cili po drejtonte edhe automjetin. Ai ka marrë plumba në kraharor më së shumti dhe në pjesën e kokës. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: