Zelandë e Re, 101-vjeçarja fiton medalje ari në 100 metra

Zelandë e Re, 101-vjeçarja fiton medalje ari në 100 metra
Ajo quhet Man Kaur, është indiane, 101 vjeçe dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë në garën e 100 metrave në ‘World Masters Games’, në Auckland, Zelandë e Re.

Kaur arriti kohën rekord prej 1 minute e 14 sekondash për të përfunduar sprintin e saj. Kjo ishte medalja e artë nr. 17 për gruan shekullore, e cila e nisi karrierën e atletikës kur ishte 93 vjeçe.

Në fund të garës, Kaur tha për gazetarët se nuk kishte ndërmend të ndalonte: “E shijova dhe jam shumë shumë e lumtur. Do vazhdoj të vrapoj sërish, nuk kam ndërmend të heq dorë”, tha për mediat atletja 101-vjeçare. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: