3 milionë euro kokainë, kapet çifti shqiptaro-rumun

3 milionë euro kokainë, kapet çifti shqiptaro-rumun
Një 32-vjeçar shqiptar dhe një 30-vjeçare rumune janë ndaluar gjatë një kontrolli nga karabinierët e Milanos.

"Në pjesën e poshtme të automjetit BMW x5 me targa gjermane me të cilin udhëtonte çifti, është konstatuar një hapësirë e modifikuar, në të cilën u zbuluan 32 kilogramë kokainë e pastër, e ndarë në 26 pako", shkruajnë mediat italiane.

Lënda narkotike vlerësohet mbi 3 milionë euro, nëse do të arrinte të hidhej në treg. /a.a/

Ndarja e fshehtë poshtë automjetit /Foto: Policia italiane

Shpërndajeni me miqtë tuaj: